10:33, 21 Prill 2017

Largoni dhjamin e barkut për të mirën tuaj…

Mish i kuq

Ju ndoshta mund të keni qëllime të mira për të rritur konsumin e proteinave dhe duke mbajtur mënyrën e të ushqyerit me karbohidrate të ulëta, por në qoftë se ju merrni proteina nga burime të gabuara, atëherë kjo mund të shkaktojë rritjen e dhjamit në zonën e barkut. Mundohuni t’i përmbaheni proteinave si mish peshku, pule dhe largohuni nga mishi i kuq.

Sheqeri

Sheqeri ka shumë efekte negative në trupin tuaj, pra edhe nuk është fare çudi pse ndërlidhet me krijimin e trashësisë apo dhjamit në bark. Të largoni sheqerin përfundimisht mund të jetë ndoshta paksa e pamundur, por të paktën mundohuni të limitoni sasinë e tij duke kontrolluar përbërjen në ushqime të paparishkuara si jogurt, lëng frutash dhe kafe.

Alkooli

Edhepse thuhet se vera e kuqe ka përfitime shëndetësore, fatkeqësisht kaloritë e marra nga alkoholi ruhen pjesërisht si shtresë e dhjamosur rreth barkut, andaj si çdo konsum tjetër mundohuni të kontrolloni konsumin mesatar.

Ushqime të paketuara

Sigurisht që ju e dini se ushqimet e paketuara dhe të përpunuara janë të këqija për ju për shkak të sasisë së madhe të natriumit dhe sheqerit që përmbajnë, por ka një arsye tjetër që nuk duhet konsumuar ato: yndryrnat e tepërta.

Karbohidrate të rafinuara

Ju nuk duhet të ulni sasinë e karbohidrateve për të qenë të shëndetshëm, por që duhet të zgjidhni karbohidratet e duhura. Karbohidratet e rafinuara që janë të ulët në fibra dhe vlera ushqyese kanë treguar se rrisin dhjamin rreth barkut, ndërsa drithërat të pasura me fibra mund ta reduktojnë atë.

Djathi

Nuk ka dëshirë më të madhe se konsumi i të gjithë produkteve të djathit, por meqenëse mund të përmbajë yndyra të ngopura, konsumi i tepërt mund të ndikojë më së shumti në pjesën e trupit që ju nuk dëshironi: zona rreth barkut, shkruan femra.net. Por, pasi nuk mund ta paramendojmë jetën pa konsumin e djathit, të paktën mundohuni të hani mesatarisht duke mos e tepruar, dhe largoni urinë me yndyra të shëndetshme që mund të gjenden në salmon, vaj dhe arra.

Qumësht dhe produkte të qumështit

Shumica e njerëzve mund të kenë pengesë në tretjen e laktozës në produktet e qumështit, gjë që mund të përkeqësojë tretjen tuaj duke shkaktuar gazra dhe fryrje të barkut. Për më tepër, nëse konsumohet në sasi të tepruar, produktet e qumështit mund të shkaktojnë shtresimin e yndyrave rreth barkut.

Interesante