Ushqimet që i sjellin trupit tuaj energji NULL NULL 11.01.2017 09:22 11.01.2017 09:22 Nëqoftë se ju pret ditë e rëndësishme në punë, apo thjesht natën e kaluar keni ngelur në ndejë deri vonë dhe pak keni fjetur, këto artikuj ushqimor do të bëjnë të ‘vloni’ nga energjia. Uji Ndjeni që truri po ju punon më ngadalë? Nëse natën e kaluar keni konsumuar alkool, atëherë kjo është arsyeja. Truri përbëhet nga 80 për qind ujë, ndërsa për alkoolin dihet që ‘e than’ trurin. Që të rregulloni gabimin dhe të përshpejtoni aktivitetin e trurit, konsumoni sasi të madhe të ujit. Salmoni Mirë lyejeni trurin tuaj me DHA (acid dokozaheksaenik), tip i omega 3 i pasur me thartirë të yndyrshme. Burimi i shkëlqyeshm i kësaj substance është veçanërisht Salmoni. Një porcion mundet dukshëm të përmirësojë mbajtjen mend, por edhe të rris mundësitë për të zgjidhur problemet. Vezët Mëngjesi është vetvetiu shumë i rëndësishëm për funksionim të duhur të trurit. E plus nëse përmban një vezë të zier, asnjëherë nuk do ju ndodhë të harroni për takim apo të dërgoni ndonjë email të rëndësishëm. Vezët ‘mbushin’ neurotransmetuesit të cilët janë të rëndësishëm për përmirësim të memories. Çaji Relaksohuni me një filxhan të çajit të nxehtë. Ai ndihmon në mbrojtje të organizimit nga lodhja dhe rregullon kencentrimin. Kjo veçanërisht është për çajin e gjelbër, sepse është i mbushur me antioksidantë. Portokalli Derisa e hani portokallin për shujtë, me lehtësi do të tejkaloni problemin që ju ndal në punë. Ky frut është i pasur me vitaminë C i cili rrit shpjeteshin e trurit dhe aftësitë motorike. Çokolata e zezë Ushqim komplet gjenial. Çokollata është e mbushur me flavanola të cilët përmirësojnë qarkillimin e gjakut në tru dhe që paraqesin shkëputjet e prodhimit të endofrinës- ngritjes së disponimit. Musli Ky mund të ndikojë si mjet gjumi natyral, ndërkaq gjithashtu mund t’ju bëj më të ‘kthjellët’! Është burim i shkëlqyeshëm i zinkut dhe rrit koncentrimin. Spinaqi Mos lejoni që inteligjenca juaj të humb me vjet. Vitamina K në fletët e perimeve ruan funksionin e trurit, prandaj ‘hidhuni’ sa më shpejtë në këto fletë të gjelbra, transmeton femina.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 22 orë më parë