Ushqimet e duhura për ditët me ngrohta NULL NULL 26.03.2017 14:15 26.03.2017 14:15 Qershitë Duke shtuar faktin se ato janë të pasura me përmbajtje uji dhe fibrash, gjitahshtu ato kanë efekte antiinflamatore që ndihmojnë për të rënë nga pesha. Krahas efekteve ushqyese ato klasifikohen si fruta me veti antioksiduese dhe ndikojnë për një gjum më të mirë. Domatet Më të shijshme ato janë gjatë muajve të fundit të verës. Ato përmbajnë sasi të lartë uji, i cili ndihmon që ju jeni gjithmonë të hidratuar dhe kontrollojnë oreksin. Domatet janë të pasura në kalium i cili është një element i rëndësishëm për të balancuar një dietë të pasur me sodium. Speci djegës Këto perime pikante do të shtojnë pak nxehtësi në ushqimet e verës dhe në këtë formë ndikojnë që ju të konsumoni më pak ushqim. Nga ana tjetër krahas reduktimit të sasisë së ushqimit ato ju detyrojnë të pini sa më shumë ujë, duke u munduar të largoni shijen djegëse nëpermejt ujit në të njejtën kohë ju ndihmoni trupin të qëndroi i hidratuar. Manaferrat Janë një paketim i përkryer i ujit dhe fibrave. Ato kanë një shije të mrekullueshme dhe mund të përdoren si ingredient përberës në embëlsira apo sallta, ose dhe mund te konsumohen si një ushqim i shpejt. Mundohuni që minimalisht një herë në ditë këto fruta të jenë në tavolinën tuaj. Çaji jeshil i ftohtë Çaji jeshil është i pasur në përmbajtje të katekinës. Njëkohësisht ai përmban kafeinë dhe antioksidantë që ndihmojnë në nxitjen e metabolzimit. Vetit e tij më të mira janë nëse ai shërbehet i ngrohtë, por duke qenë se jemi në stinën e nxehtë të verës edhe i shërbyer i ftohtë vetitë e tij do të ruhen dhe do të ndihmonte për rënien nga pesha dhe hidratimin e trupit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 8 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë