14:30, 14 Qershor 2018

Rreth një vit më parë Beyonce kishte lajmëruar se ishte bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë binjakët Sir dhe Rumi.

Këngëtarja i bëri qendër të vëmendjes fëmijët e saj së fundmi gjatë koncertit të saj në Manchester. Gjatë performancës së saj ajo ju uroi ditëlindjen e parë Sir dhe Rumit.

“Urime ditëlindjen Sir dhe Rumi. Ju duam” tha këngëtarja përderisa fansat e mirëpritën një veprim të tillë.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z, janë në turneun e tyre të dyte botëror “On The Run II”.

Veç binjakëve çifti janë prindër të gjashtëvjeçares Blue Ivy.

Proud mom: Beyonce and her husband Jay-Z became parents of three after welcoming Sir and Rumi exactly one year ago