Urimet e politikanëve në Shqipëri për Pashkët Ortodokse NULL NULL 01.05.2016 18:09 01.05.2016 18:09 Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama kanë zgjedhur qytetin e Korçës për t’i uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Presidenti Nishani u shpreh se mesazhet e Pashkës janë shpresa dhe besimi. “Jam i bindur që në këto Pashkë shpresa ringjallet më shumë se e mira ekziston dhe ne duhet të ringjallim besimin që të gjithë së bashku mund të shkojmë tek e mira”, deklaroi Presidenti Nishani. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët me një foto të Katedrales Ortodokse të Korçës, postuar në rrjetet sociale. Këto të fundit ka përdorur dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Le të jetë kjo festë e ringjalles një shkëndijë shprese dhe besimi për çdo shqiptar se e nesërmja që po vjen do të jetë më e mirë, për një ekonomi të fortë ku nderohet dhe respektohet puna e ndershme, me kujdes për më të pamundurit, të vobektët, fëmijët dhe të sëmurët”, uron Basha në Facebook. Ndërkaq, personalitete të ndryshme kanë kryer vizita dhe kanë uruar drejtuesit e Kishës Ortodokse në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 10 minuta më parë
Ekonomi Bislimi takohet me Xiaoqing Yu të Bankës Botërore, përmendet avancimi i Kosovës drejt integrimit në SEPA 11 minuta më parë