Uran Ismaili: Organet e drejtësisë të hetojnë deri në fund keqpërdorimet në avanset e Shëndetësisë NULL NULL 19.11.2018 17:58 19.11.2018 17:58 Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka folur edhe njëherë për arrestimet e fundit të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur avanset gjatë viteve 2015-2018. Ministri Ismaili ka thënë se i vjen mirë që vendimi i tyre për të ndaluar ciklin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në Ministrinë e Shëndetësisë për disa vite, është pasuar me veprime konkrete nga organet e rendit, njofton Klan Kosova. Në reagimin e tij, ministri Ismaili ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë çështje deri në fund, duke thënë se do të jenë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit. ”Më vjen mirë që vendimi jonë për të ndaluar ciklin e keqpërdorimeve të avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë viteve 2015-2018, ka pasuar me një varg veprimesh konkrete nga organet e drejtësisë. Arrestimet e ditëve të fundit janë dëshmi e luftës së pakompromis që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion. Që nga ditët e para të marrjes së drejtimit të kësaj ministrie, e kam bërë të qartë se nuk do tolerohet asnjë keqpërdorim dhe se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Përgëzoj edhe njëherë organet e rendit për punën efikase që kanë bërë gjatë këtyre muajve dhe i ftoj që të zbardhin këtë rast deri në dyshimin e fundit. Lufta e jonë ndaj korrupsionit është e pakthyeshme. Korrupsionin do ta godasim kudo që e takojmë. Tek barnat, shërbimet shëndetësore, e aq më tepër tek zyrtarët institucional”, shkruan Ismaili, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 40 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 54 minuta më parë