Uragani “Nate” godet SHBA-në NULL NULL 08.10.2017 09:44 08.10.2017 09:44 Uragani “Nate” ka sjellur erëra të forta, rrebeshe të mëdha shiu dhe një kërcënim për stuhi të fuqishme në bregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uragani, me shpejtësi 137 km/h ka bërë goditjen e parë afër lumit Mississippi në Louisiana të shtunën në mbrëmje, shkruan BBC, njofton Klan Kosova. Duke lëvizur në veri, goditjen e dytë “Nate” e ka bërë në Biloxi, Mississippi. Në Louisiana, Mississippi, Alabama dhe disa pjesë të Floridës janë bërë thirrje për evakoim për shkak të rrezikut të ngritjeve të valëve të detit. “Nate” ka mbytur deri më tani 25 persona në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 12 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 13 minuta më parë