Uragani “Michael” shkatërron Floridën (VIDEO) NULL NULL 11.10.2018 08:32 11.10.2018 08:32 Uragani Michael – stuhi e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë – zbarkoi në rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara. Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur. Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve, përcjell rel. Stuhia pritet të lëvizë shpejt drejt Bregut Lindor të SHBA-së, duke shkaktuar shira në rajone që tashmë janë goditur rëndë nga uragani Florence, muajin e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.