Ura një kilometërshe në Kamboxhia e ndërtuar nga 50 mijë shkopinj të bambusë (FOTO) NULL NULL 03.08.2018 22:15 03.08.2018 22:15 Ura mahnitëse, e gjatë një kilometër, në Kamboxhia është e ndërtuar nga 50 mijë shkopinj të fortë të bambusë. Ajo rindërtohet çdo vit nga banorët e vendit., shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Ura ndërtohet në kohë të thatë për të lidhur qytetin Kampong Cham me një mijë familje që jetojnë në ishullin Koh Paen. Kjo traditë e rindërtimit është tashmë e vjetër me dekada. Ajo nuk është praktikuar vetëm në kohën kur ka ndodhur lufta civile në Kamboxhia. Kjo urë, përveç që është e fortë për të ecur mbi të, mund të mbajë edhe bicikleta, vetura e kamionë. \ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.