22:50, 1 Gusht 2018

Në malet e Vietnamit qendror, një palë duarsh gjigante mbajnë një fije të artë vendkalimi, lartë mbi shkëmbinj, sikur vetë mali t’i ketë mbërthyer gjymtyrët.

“Ndjehem sikur po eci mbi re. Është kaq unik”, tha Vuong Thuy Linh, një turist nga Hanoi.

Cau Vang ose “Ura e Artë” në kodrat Ba Na të Vietnamit, ka tërhequr shumë turistë që kur u hap në qershor, transmeton Klan Kosova.

Linja për këmbësorë, e dizajnuar nga TA Landscape Architecture në qytetin Ho Chi Minh City, ndodhet 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet mbi majat e pemëve, buzë një shkëmbi me gjethe të gjata, që u mundëson turistëve pamje të pandërprerë të peizazhit madhështor.

Ura është dizajnuar për të krijuar përshtypjen e “duarve gjigante të Zotave, duke tërhequr një rrip ari nga toka” tha Vu Viet Anh, Dizajner i kompanisë TA Landscape Architecture.

“Aty krijohet një vendkalim në qiell, midis tokës së mjegullt përrallore të Ba Na”, tha Anh, i cili shtoi se ai ishte i befasuar nga niveli i vëmendjes që ky projekt kishte tërhequr, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.