16:30, 13 Mars 2018

Manchester United ka rikthyer interesimin në mesfushorin e Juventusit, Blaise Matuidi, sipas Rai Sport.

Trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, ka provuar edhe në të kaluarën që ta transferojë francezin gjatë kohës së tij në Paris Saint-Germain.

Paul Pogba dhe Ander Herrera po kanë problem që ta gjejnë formën e tyre, ndërsa Djajtë e Kuq besojnë që Matuidi mund të jetë zgjidhja e problemeve të tyre në mesfushë,.

Interesante