Djajtë e Kuq janë të interesuar ta transferojnë sulmuesin e Spurs, që është duke u kërkuar me ngulm edhe nga kampioni i Spanjës dhe Europës, Real Madrid

12:34, 18 Tetor 2017

Manchester United e ka bërë Harry Kane objektiv të madh në afatin e transferimit të verës së ardhshme dhe janë të gatshëm ta luftojnë me Real Madrid për nënshkrimin e tij.

Raportet në Spanjë sugjerojnë se Real Madridi është tashmë i përgatitur për të hapur luftën për sulmuesin e Tottenham me një ofertë prej 170 milionë funtesh.

Trajneri i United, Jose Mourinho është admirues i madh i sulmuesit, që e do nën urdhrat e tij, dhe ia ka bërë me dije klubit që ta rrëmbejë sa më shpejtë.

Interesante