Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

United me 10 lojtarë në fushë fiton ndeshjen

NULL NULL
02.09.2018 19:32

 

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore në udhëtim tek Burnley me rezultat 2 me 0, e vlefshme për xhiron e katërt në Premier League, njofton Klan Kosova.

“Djajtë e Kuq” filluan më mirë lojën duke arritur të shënojnë në minutën e 27-të të ndeshjes me golin e sulmuesit belg Romelu Lukaku, i cili realizoi me kokë pas asistimit të Alexis Sanchez, në minutën e 27-të të ndeshjes.

Djemtë e Jose Mourinhos edhe më tej nuk ndaluan së kërkuari edhe golin e dytë dhe këtë e arritën në kohën shtesë të pjesës së parë.

Në skenë doli prapë Romelu Lukaku i cili shfrytëzoi një rrëmujë të krijuar në zonën e rrezikut të Burnleyt dhe realizoi nga një top i devijuar për 2 me 0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Loja e mirë e Unitedit vazhdoi edhe në pjesën e dytë me inkuadrimin e sulmuesit Marcus Rashford i cili zëvendësoi Alexis Sanchezin në minutën e 61-të.

Por, aventura e anglezit në këtë takim zgjati vetëm dhjetë minuta pasi që ai u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas shtyerjes me kokë lojtarin e Burnleyt, Phil Bardsley.

Në minutën e 69-të u akordua 11-metërsh në favor të Unitedit, gjuajtjen e të cilit e mori përsipër mesfushori Paul Pogba. Goditjen e francezit e priti portieri anglez Joe Hart.

Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, “Djajtë e Kuq” arritën të mbajnë epërsinë prej dy goalve, por kishin edhe mundësi të shumta për të ngritur këtë epërsi.

Në fund, ndeshja u mbyll me dy golat e sulmuesit, Romelu Lukaku të cilat i siguruan Manchester Unitedit tri pikë shumë të rëndësishme.

Manchester United tani ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e 10-të ne tabelë, kurse Burnley në vendin e parafundit (19) me vetëm një pikë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=RmZnD39Jdbo

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.