23:05, 10 Gusht 2018

Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të këtij edicioni të Premier Ligës.

Djajtë e Kuq e siguruan epërsinë që në minutën e tretë kur Paul Pogba nuk gaboi nga pika e bardhë.

Ndërkaq, për 2:0 në të mirë të vendësve u përkujdes mbrojtësi Luke Shaw i cili realizoi në minutën e 83-të, pas asistimit nga Juan Mata.

Krejt çka Dhelprat mundën të bëjnë ishte goli i Jamie Vardy-t në minutën e dytë të lojës shtesë.

Kjo fitore sheh United-in tek ngjet pozitën e parë në tabelë me tri pikë.