United dhe City në garë për asin e Real NULL NULL 06.03.2018 11:30 06.03.2018 11:30 Dy gjigantët e Premierligës nga i njëjti qytet janë shumë të interesuar për ta transferuar mesfushorin gjerman, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë verës Manchester United dhe Manchester City pritet të zhvillojnë betejë të rreptë për të siguruar nënshkrimin e Toni Kroos. Mesfushori i Real Madrid është gati të kërkojë sfidë tjetër, pas katër sezoneve në La Liga, dhe mendon se tani është koha ta provojë veten në Premierligë. Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, ka qenë shef i Kroos për një edicion tek Bayern Munich, ndaj pritet që ta sfidojë Jose Mourinho për blerjen e lojtarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.