Unikkatil me gjest human, ia plotëson dëshirën fansit të tij (FOTO) NULL NULL 09.08.2018 20:17 09.08.2018 20:17 Reperi shqiptar, Viktor Palokaj i njohur me nofkën Unikkatil përpos që njihet për famën e tij pas koncertit të mbajtur në Durrës, ka bërë një gjest human. Më 4 gusht, reperi ka mbajtur koncert madhështor në Durrës, ku mblodhi numër të madh fansash për t’i dëgjuar nga afër këngët e tij. Edhe pse përfundoi koncertin, Unikkatil është rikthyer në Durrës, kësaj radhe për t’ia plotësuar dëshirën një fansi të tij pasi ai nuk kishte arritur ta takojë atë kur ishte në koncert, ndërsa reperi mbajti premtimin dhe është kthyer ta takojë atë. Reperi ka komunikuar me fansin e tij Flamur Bala në rrjetin social Facebook ku i ka premtuar se do të takohet me të. Unikkatil e mbajti premtimin e dhënë dhe u kthye përsëri në Durrës ku u takua me Flamur Balajn, si dhe shkëmbyen disa foto. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.