9:17, 16 Prill 2018

Treshja ikonike e Swedish House Mafia, kanë bërë ribashkimin e tyre, qysh kur ata ndanë rrugët nga njëri tjetri në vitin 2013.

Grupi u ribashkua me një debutim të tyre në SHBA, në Festivalin Ultra Music, njofton Klan Kosova.

Axwell, Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso u shfaqen në skenën e festivalit para miliona adhuruesish, me një performancë të zjarrtë, momente të cilat kishin ngelur dikur për tu shijuar vetëm përmes regjistrimeve në Youtube.

Swedish House Mafia, zgjodhën një stil të veçantë të prezantimit të tyre çka bëri që meloditë e tyre euforike, markat e hijshme dhe vendimet strategjike të mbesin ende në mëndjen e adhuruesve të muzikës elektro, njofton Klan Kosova.