Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ulet dënimi për Sharapova

NULL NULL
04.10.2016 17:18

Suspendimi prej dy vitesh i tenistes Maria Sharapova është reduktuar këtë të martë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Fituesja e pesëfishtë e Grand Slam ka marrë vendim që ky suspendim të jetë në 15 muaj, shkruan BBC.

Ky suspendim ndaj Sharapova ishte bërë pasi ajo kishte dalë pozitiv në testin e dopingut.

Rusja kështu do të mund t’i kthehet arenave më 26 prill 2017, transmeton Klan Kosova.

“Po numëroj ditët deri të koha kur të rikthehem.”

“Në shumë mënyra, ndjej se diçka që dua është shkëputur nga unë, por do të ndjehem shumë mirë kur të kthehem.”

“Tenisi është pasioni im që po më mungon shumë”, ka thënë Sharapova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.