Uji futet në shkollë, policia evakuon nxënësit në Durrës NULL NULL 19.03.2018 18:21 19.03.2018 18:21 Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Durrësit duke përmbytur shumë lagje dhe shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve si dhe në qarkullimin e automjeteve. Ndërsa në Porto Romano, policia ka evakuuar nxënësit e shkollës “Met Hasa” pasi uji është futur edhe në ambientet e brendshme. Sipas “ABC News” situata më problematike është konstatuar në rrotullimin tek Stacioni i Trenit, lagja “4”, rruga pranë stadiumit, shëtitorja “Taulantia”, stadiumi si dhe në shëtitoren e Durrësit. Niveli i ujit arrinte deri në 40 centimetra, duke depërtuar mbi trotuare. Prezencë të ujit ka dhe në zonat periferike, tradicionalisht të përmbytura sa herë që ka reshje intensive, siç është ish-Këneta, Spitallë dhe në zonën e plazhit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 7 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 8 minuta më parë