19:56, 10 Gusht 2018

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, përmes një njoftimi zyrtar ka treguar për masat e dënimit ndaj ekipit serb Crvena Zvezda, transmeton klankosova.tv.

Ekipit serb iu shqiptua dënimi prej 72 mijë eurosh si dhe ndeshjen e ardhshme  do ta luajë me dyer të mbyllura.

Ylli i Kuq i Beogradit u dënua edhe për mos organizim të mirë të ndeshjes si dhe fyerjeve në kor gjegjësisht këndimeve raciste, gjatë ndeshjes kundër KF Sudva në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka vendosur:

– ta urdhërojë FK Crvena Zvezda të luajë ndeshjen e ardhshme (1) të UEFA-së si klub nikoqir prapa dyerve të mbyllura;

– të zbatojë masën disiplinore të pezulluar fillimisht për të luajtur një (1) ndeshje të UEFA-së si një klub nikoqir prapa dyerve të mbyllura, të vendosura nga Trupi i Ankesave më 1 shkurt 2018, dhe, rrjedhimisht, të urdhërojë FK Crvena Zvezda të luajë edhe një ( 1) ndeshje të UEFA-së si klub nikoqir prapa dyerve të mbyllura;

– ta gjobitë FK Crvena Zvezda-n 72 mijë euro’ thuhet në komunikatën e UEFA-së.