Udhëtimi me veturën e Tahirit, Gjebrea: Përgjigjem në Prokurori NULL NULL 24.11.2017 13:21 24.11.2017 13:21 Një ditë pasi u zbulua se kishte udhëtuar me ish-ministrin, Saimir Tahiri me Audin A8, në kohën kur ky automjet përdorej nga Habilajt, ish- zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka reaguar për këtë çështje. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ajo tha se ndihet e qetë dhe se është e gatshme të shkojë në prokurori në çdo moment. “Do të shkoj të përgjigjem në prokurori dhe jam shumë e qetë”, ka thënë Gjebrea, shkruan Opinion.al. Të enjten, burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur se Elona Gjebrea ka udhëtuar me këtë makinë në Gusht të vitit 2014. Tv Klan ka parë fashikullin në të cilin saktësohet se ish–zëvendësministrja e Brendshme ka udhëtuar më 8 Gusht të vitit 2014 nga porti Sarandës për në Greqi në shoqërinë e shefit të saj në atë kohë, Saimir Tahirit. Deputetja e Partisë Socialiste, pritet të pyetet nga Prokuroria për këtë episod që e lidh atë me makinën e ish-ministrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 16 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 49 minuta më parë