14:34, 10 Prill 2017

Një gjykatë italiane sipas Reuters ka urdhëruar që Uber t’i ndalë të gjitha aktivitetet e vetan ë tërë Italinë, raporton Reuters.

Gjykata ka thënë se Uber përfaqëson një konkurrencë që nuk është fer ndaj taksistëve.

Në veçanti, gjykata në Romë thotë se Uber është kompani transporti, por nuk i respekton ligjet e transportit.

Uber ka 10 ditë që t’i ndalë të gjitha aktivitetet e veta, dhe nuk mund ta bëjë asnjë kampanjë marketingu.

Uber i ka thënë La Repubblica se do të apelojë për vendimin, duke thënë se ligjet e transportit janë të dala mode dhe nuk i sjellin dobi përdoruesëve italianë.

Interesante