22:52, 29 Korrik 2018

Me rregullat e komunikacionit duhej të voziste 75 kilometra në orë, por voziti dyfish më shpejt sesa që ishte e lejuar, saktësisht 142 kilometra në orë.

E për këtë tejkalim të shpejtësisë një banor i qytetit, Bluffs në SHBA u dënua me një tiketë trafiku prej 92 dollarëve, shkruan CarCoops, përcjell Klan Kosova.

Ndonëse u ndalua vetëm për tejkalim të shpejtësisë, brenda makinës u gjet “një sasi e vogël” e marihuanës. Në lidhje me këtë personi u arrestua.

ECarsCoops një ueb-faqe e specializuar për makina  në bazë të shpejtësisë pre 142 kilometrave në orë që përshkroi vetura Mustang, u përpoq ta imagjinojë modelin e saj.

Sipas kësaj faqeje, vetura të cilën e po voziste shtetasi amerikan ishte një Mustang, motori i të cilit ka katër cilindra e 310 kuaj fuqi.