U ipet lamtumira e fundit, tre anëtarëve të familjes Idrizi që vdiqën në aksident (VIDEO) NULL NULL 26.02.2017 20:28 26.02.2017 20:28 Trupat e Jahirit, Naxhies dhe djalit të tyre, Ebubekirit i mbuloi dheu. Në fshatin Prelez të Jerlive në Ferizaj iu dha lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Idrizi që humbën jetën një ditë më parë në një aksident rrugor në Gërlicë, kur një vozitës i kamionit kaloi në shiritin e kundërt dhe goditi veturën e tyre, njofton Klan Kosova. Në varrim, krahas miqve e familjarëve të të ndjerëve, erdhën edhe familjarë të shkaktarit të aksidentit, i cili aktualisht është në spital. Me iniciativën e xhematit familja Idrizi i fali gjakun familjes Çupi nga Hani i Elezit. 40 vjeçari, Ebubekir Idrizi la pas vetes nusen me dy vajza. Kronikë nga Mejreme Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024