21:17, 13 Qershor 2018

Julen Lopetegui u emërua trajner i Real Madridit dje, ndërkaq sot Federata e Futbollit të Spanjës e shkarkoi nga posti i selektorit të kombëtares, një ditë para se të nisë Kampionati Botëror.

Ata dhanë si arsye se Reali dhe Lopeteugi kishin negociuar pa dijeninë e federatës, për nënshkrimin e tij me mbretërit.

Ndërkaq, madrilenët nuk po duan që të humbin kohë, dhe mediat spanjolle shkruajnë se ai do të prezantohet si trajner i kampionëve të botës nesër.