Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U burgos aq gjatë, sa nuk i kujtohet mosha

NULL NULL
12.05.2015 21:18
Një pensioniste është duke u mbajtur e mbyllur në kushte të tmerrshme nga vetë djali i saj.

Dolores “Lola” Gonzales Luna është filmuar nga një  fqinj duke ndenjur prapa grilave të shtëpisë së saj në Reynosa-Meksikë Veriore, ku mbahet e izoluar.

Punonjesit social janë në dijeni për gjendjen e saj, por për momentin asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht faktit se kjo video është shpërndarë me shpejtësi gjithandej nëpër internet. Aty ajo shihet duke thënë: “Kështu më mbajnë. Nuk e di pse. Qëndroj këtu sepse kam dhe fëmijë të tjerë, dhe ndoshta ndonjë ditë do të më vizitojnë. Jam e mësuar me këtë”.

Lola thotë se nuk ka tjetër ku të shkojë dhe brengoset se edhe nësë do të ishte larguar nga shtëpia, tre vajzat e saj nuk do të mund ta vizitonin, edhe pse ato jetojnë në SHBA dhe nuk e kanë parë anjëherë që nga shpërngulja e tyre.

Fqinji i kujdesshëm apelon për ndihmë duke thënë se djali i saj gjithmonë e fsheh çelësin. Aty nuk ka as energji elektrike dhe as ujë.

Ai po ashtu shtoi se në raste kur ajo “sillet mirë” i biri e lejon të dal jashtë, dhe kur moti është i ftohtë fqinji e merr në shtëpinë e tij, edhe pse ai jeton në varfëri.

Krejt çka ka mundur të bëjë ai, ishte ta dorëzojë videon e Lolës te punonjësit social, të cilët siç raportohet kanë urdhëruar që të kryhet hetimi rreth situatës së kësaj gruaje.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.