“Nuk dua të flas për të tilla gjëra, dua t’i mbaj pjesë të së shkuarës, por kam qenë fëmijë i abuzuar seksualisht”, ka thënë ai në një intervistë për ESPN

14:26, 25 Korrik 2017

Boksieri legjendar, Mike Tyson ka folur për abuzimin seksual ndaj të cilit ka qenë i ekspozuar si fëmijë, duke treguar sa ndikim ka pasur në jetën e tij.

Në një intervistë për ESPN, dikur kampioni i botës, ka rrëfyer se si ato që i kanë ndodhur e kanë bërë më të fortë, ndërsa ende e kishte të vështirë të fliste për disa gjëra.

“Nuk dua të flas për të tilla gjëra, dua t’i mbaj pjesë të së shkuarës, por kam qenë fëmijë i abuzuar seksualisht”.

Tyson ka treguar si është grabitur nga një i panjohur dhe është cuar në një ndërtesë, por pa treguar se cfarë i ka ndodhur gjatë kohës sa ishte aty.

Por ai ka theksuar se ato ngjarje kanë pasur efekt të drejtpërdrejtë në të, duke e bërë më të fortë, më të aftë për t’u përballur në botën në të cilën jetonte.

Interesante