Tymosja e cigareve elektrike më e dëmshme se sa që është menduar NULL NULL 15.08.2018 20:00 15.08.2018 20:00 Konsumimi i cigareve elektrike mund të dëmtojë qelizat vitale të sistemit imunitar si dhe është më i dëmshëm se sa që është menduar më parë. Studiuesit kanë gjetur se tymosja e cigareve elektrike ka gjymtuar qeliza të rëndësishme të sistemit imunitar në mushkëri si dhe kanë nxitur inflamacionin. Studimet e mëparshme janë fokusuar në përbërësit kimik të cigareve para se ato të tymoseshin, ndërsa në hulumtimin e ri janë analizuar mostra të indeve të mushkërive pasi janë tymosur cigaret. Hulumtuesit kanë gjetur se tymosja e cigareve elektrike ka shkaktuar inflamacion si dhe ka dëmtuar aktivitetin e qelizave të cilat potencialisht largojnë pjesëzat e pluhurit, bakteret dhe alergjenet. Këshillat e tyre janë që çdokush që konsideron tymosjen e cigareve elektrike duhet të ndalojë menjëherë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.