Tyga e paralajmëroi Rob për Chyna-n NULL NULL 20.07.2017 22:00 20.07.2017 22:00 Tyga e dinte mjaft mirë se çfarë ishte puna e Blac Chyna-s, madje edhe e kishte paralajmëruar Rob Kardashian, por siç duket ky i fundit ishte i verbuar nga dashuria. Gjate një interviste në “The Breakfast Club”, reperi Tyga ka folur për ndarjen e tij nga Kylie Jenner, dhe lidhjen e vëllait të saj me Chyna-n, e cila është nëna e djalit të tij. Sipas tij gjithë ky pështjellim lidhjesh nuk kishte krijuar ndonjë problem, megjithatë ai tha se Rob Kardashian nuk do t’ia dilte me Chyna-n për shumë arsye të tjera. Ndërsa sa i përket punës, Tyga ka thënë që ka paguar një milionë dollarë për të dalë nga kontrata me Cash Money. Siaps Tyga ky produksion ende i ka borxh atij 12 milionë dollarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.