Twitter i bllokon mediat ruse, RT dhe Sputnik NULL NULL 26.10.2017 19:06 26.10.2017 19:06 Twitter u ka ndaluar dy prej mediave më të mëdha ruse, blerjen e hapësirës reklamuese pas frikës që ato kanë tentuar të ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Ndalimi për reklamim për Russia Today (RT) dhe Sputnik, dhe të gjitha llogarive që lidhen me to, ka hyrë menjëherë në fuqi. Autoritetet në Amerikë kanë deklaruar që të dy këto mediume veprojnë si platformë për pasimin e mesazheve të Kremlinit. Nga Twitter kanë deklaruar që ky vendim është marrë duke u bazuar në analizat që kanë ardhë në përfundim se RT dhe Sputnik kanë tentuar të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në emër të qeverisë ruse./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 23 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 27 minuta më parë