20:22, 16 Prill 2018

Ende është e paqartë se si ndodhi deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, njofton Klan Kosova.

Edhe Komisioni Hetimor, i dakorduar nga të gjitha partitë politike ka hasur në problemet e para.

Ani pse  i kanë dërguar emrat se kush do ta përbëjë, dilema kanë dalë se kush e drejton komisionin.

Kjo pasi që sipas ligji atë nuk mund ta udhëheqë iniciuesi, e dilema ka edhe se kush është iniciues pasi që atë e kanë përkrahur të gjitha partitë opozitare.

Këto dilema i kanë ngritur kryesisht grupi parlamentar i PDK-së.

Kronikë nga Dibran Istrefi