17:25, 13 Shtator 2017

Duke anashkaluar NATO-n e Perëndimin, Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të armatosur forcat e saj me raketa antiajrore ruse ”S-400”.

Kjo marrëveshje në mes Turqisë e Rusisë, llogaritet që në depozitë të ketë vlerën 2.5 miliardë dollarë, ndërsa presidenti turk ka potencuar se nuk ka kthim prapa pasi tashmë Ankaraja ka paguar shifrën e depozitës së marrëveshjes, transmeton Klan Kosova.

Tutje mediat e huaja raportojnë se kjo marrëveshje është më se e sigurtë që do të shkaktojë shqetësim në Uashington dhe Bruksel, ku zyrtarët po përpiqen të mbajnë Turqinë – një anëtar i NATO-s për një kohë të gjatë dhe një kandidat gjithnjë e më shumë gjasa për anëtarësim në Bashkimin Evropian – të hyjnë në sferën e influencës së Rusisë.

Megjithatë Këshilltari ushtarak i shefit të Kremlinit, Putin, Vladimir Kozhin, thotë se kontrata me Ankaranë është e lidhur ngushtë me interesat strategjike të Moskës.

”Kontrata është firmosur, e tani pritet zbatimi i saj. Në këtë pikë them se është i kuptueshëm reagimi i disa vendeve perëndimore, të cilat po përpiqen të ushtrojnë presion mbi Turqinë”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.

Interesante