10:52, 12 Tetor 2017

Autoritetet turke lëshuan urdhërarreste për 25 ushtarë në të gjithë vendin, por gjithashtu në pjesën veriore të Qipros, ku janë të vendosur turqit qipriotë, njoftuan autoritetet e sigurisë.

Ky operacion është pjesë e masave të ashpra që Ankaraja ka marrë që nga përpjekja e pasuksesshme e grushtshtetit të vitit të kaluar, raportojnë mediat turke, transmeton Klan Kosova.

Interesante