Turqi: Gjykata liron shtatë gazetarë, gjykimi vazhdon NULL NULL 28.07.2017 19:35 28.07.2017 19:35 Gjykata turke ka urdhëruar që shtatë nga 17 anëtarët e stafit të gazetës së opozitës, Cumhuriyet të lirohen nga burgu derisa gjykimi i tyre do të vazhdojë. Të shtatë të liruarve u është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në paraqitje në Polici deri në seancën e ardhshme më 11 shtator. Gazetarët dhe menaxherët janë arrestuar dhe po gjykohen nën akuzat për ndihmë ndaj një organizate terroriste, transmeton Klan Kosova. Të tjerët që nuk janë liruar do të vazhdojnë të mbesin në paraburgim derisa janë lëshuar fletë-arreste edhe për dy gazetarë të tjerë që kanë ikur nga vendi. Shtatë personat që janë liruar janë Musa Kart, Bulent Utku, Turan Gunay, Onder Çelik, Kemal Gungor, Hakan Karasinir dhe Guray Oz. Nëse shpallen fajtor, të pandehurit mund të përballen me dënime deri në 43 vjet burgim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit 4 minuta më parë
Kosova Inspektorati i Arsimit merr në duar jashtëligjshëm kompetencat e DKA-së në Gjilan, anulon konkurset për mësimdhënës (VIDEO) 6 minuta më parë