Turku i Kanadasë pikturon Adem Jasharin (VIDEO) NULL NULL 17.03.2017 20:31 17.03.2017 20:31 Piktori kanadez me prejardhje turke, Atanur Dogan, realizon punën e tij nën tingujt e muzikës shqipe. Përveç muzikës shqipe, ai respekton shumë edhe një burrë nga Kosova, që e dha edhe jetën për lirinë e vendit të tij. Bëhet fjale për komandantin legjendar, Adem Jashari, portretin e të cilit, Dogan ka vendosur ta pikturoi përmes teknikes akuarel, me të cilën edhe punon. Sipas, turko-kanadezit, për Burrin nga Prekazi kanë dëgjuar në të katër anët e botës . Këtë, por edhe shumë punime të tjera të realizuara në akuarel, nga artdashësit kosovar do të mund të shihen nga e premtja, meqë Prishtina është nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, i cili do zgjas dy ditë. Kronikë nga Besnik Tahiri *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë