16:44, 9 Nëntor 2018

Disa tunele që ndodhen në afërsi të komunës Braye-en-Laonnois të Francës, ruhen kujtimet e jashtëzakonshme të mijëra ushtarëve të Luftës së Parë Botërore.

Gjatë luftës, ushtarët gjermanë, francezë dhe amerikanë janë strehuar në tunele, me ç’rast kanë lënë mbi 1,000 mbishkrime, vizatime dhe gdhendje, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Ky vend ishte shumë i dobishëm për shkak se është përdorur si strehim gjatë luftës. Ka mbi 10 metra shkëmb sipër, kështu që është i mbrojtur shumë mirë. Përdorej si vend për të fjetur, për të pushuar, për t’u shëruar, me të vërtetë është një fshat i fortifikuar nëntokësor”, ka thënë Presidenti i shoqatës “Chemin des Dames”, Gilles Chaëin.

Midis viteve 1914-17, tuneli kishte qenë nën kontrollin e forcave gjermane. Mirëpo forcat aleate kanë arrit që ta pushtojnë territorin ku ndodhet tuneli, kështu që aty janë strehuar edhe forcat franceze dhe amerikane.

Tunelet tani mbahen të mbyllura dhe hapen vetëm sipas kërkesave, në mënyrë që të ruhet kjo pjesë e çmuar e historisë.

 

klankosova.tv