Tumoret e gjirit “më të mëdha” tek gratë me mbipeshë NULL NULL 21.11.2017 12:51 21.11.2017 12:51 Gjëndrat tek kanceri i gjirit ka më pak të ngjarë të zbulohen në gratë me mbipeshë ose obeze përpara se tumori të bëhet i madh, kështu thuhet në një studim suedez. Këto gra mund të kenë nevojë për mamografi më të shpeshta për të ndihmuar në zbulimin e tumoreve të hershme, thonë studiuesit, por ekspertët e kësaj lëmie thonë se nevojiten më shumë prova, transmeton Klan Kosova. Në Mbretërinë e Bashkuar, gratë e moshës 50-70 vjeçare thirren për kontrolle çdo tre vjet. Disve gra që gjykohet të jenë në rrezik më të lartë të kancerit të gjirit, tashmë i ofrohen kontrolle më të shpeshta. Për shembull, shumica e rasteve kanë të bëjnë me gratë që kanë histori familjare të kancerit të gjirit. Mbipesha gjithashtu rrit rrezikun e gravepër zhvillimin e kancerit të gjirit, Studimi i Institutit suedez Karolinksa përfshinte 2,012 gra që kishin pasur kancer të gjirit në mes të vitit 2001 dhe 2008. Gratë kanë bërë mamografi çdo 18 muaj deri në dy vjet, që është edhe standard në Suedi. Ekipi zbuloi se gratë që ishin mbipeshë kishin më shumë gjasa të kishin një tumor më të madh kur zbuloheshin në mamografinë e tyre ose midis ekzaminimeve, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 4 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 4 orë më parë