Tsipras fiton votëbesimin për Qeverinë NULL NULL 16.01.2019 22:43 16.01.2019 22:43 Kryeministrit grek Aleksis Tsipras, fitoi votëbesimin për Qeverinë me 151 vota pro dhe 148 kundër, në parlamentin grek për të shmangur thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për t’I hapur rrugë marrëveshjes së Prespës. Partia e majtë e Syriza kishte 145 deputetë në parlamentin me 300 vende, por mbështetja e 6 deputetëve të grekëve të pavarur që tradhëtuan Pannos Kamenos, si dhe një nga partia opozitare POTAMI, i kanë dhënë mbështetjen planit të Tsipras. Gjatë debatit në parlament, kryeministri grek kërkoi nga deputetët zgjidhje të qarta, nëdrsa e cilësoi ish aleatin e tij në qeveri, si “një njeri të paaftë për tu përshtatur me ralitetin”. Por debati kaloi në tone të nxehta kur kreu i grekëve të Pavarur Pannos Kamenos, bëri thirrje për t’I dhënë fund debatit dhe thirrjen e referendumit për Marrëveshjen e Prespës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sanduloviq: I kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në për Vuçiqin, nuk më dëgjuan 7 minuta më parë
Kosova Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së 13 minuta më parë