Truqe si në ushtri që ua lehtësojnë jetën NULL NULL 20.10.2018 18:00 20.10.2018 18:00 Kur përmendet ushtria, fjala e parë që na vjen në mend është disiplinë e rreptë. Në të vërtetë, ky është një fakt. Ushtarët ndjekin disa rregulla aq strikte, sa ndonjëherë duken edhe të vështira për t’u besuar. Por, kjo ka edhe një gjë të mirë. Ata trajnohen që t’ia dalin edhe në situatat më ekstreme për njeriun. Për t’ia dalë mbanë në situata të rënda, si plagosje në terren kur nuk ke as kutinë e ndihmës së parë me vete, mbijetesa në një pyll të largët, lufta në temperatura shumë ekstreme dhe të tjera raste, kërkohen disa truqe. Në fakt, disa prej këtyre truqeve ushtarake po ua sjellim më poshtë. Jemi të sigurt, se po aq sa do të çuditeni, edhe do të na falënderoni! Urinimi në dush Urinimi në dush mund të jetë një temë e debatueshme në disa familje, por sipas mjekëve, një gjë e tillë parandalon dhe shëron infeksionet fungale në këmbë. Lidhja e këmbëve me ngjitës Këpucët ushtarake mund të jenë shumë të parehatshme, kështu që ky trik është krijuar për të ndihmuar në shmangien e fluskave dhe problemeve të ngjashme në këmbë. Nëse vraponi për periudha të gjata kohore – ju mund të aplikoni të njëjtin trik. Thjesht vendosni ngjitësin mbi zonat në këmbët tuaja që fërkohen me këpucët tuaja më së shumti. Lidhni nyje në këpucë Që këto këpucë të mëdha të mos zgjidhen për periudha të gjata kohore ose që lidhëset të mos largohen nga qendra, lidhni disa nyje në lidhëse – në qendër – për të mos lëvizur, dhe më afër fundit të lidhëseve nëse doni që ‘fjongoja’ që keni lidhur të qëndrojë pa u prishur. Peceta si “ndihmë e parë” Në rast se keni një emergjencë, ju mund të përdorni një pecetë (të madhësisë maksimale) që të parandaloni gjakderdhjen nga një plagë. Thjesht, vendoseni pecetën mbi plagë dhe lidheni me ngjitës. Ju gjithashtu mund të vendosni pecetat në këpucët tuaja për t’i bërë shputat më të ngrohta dhe për përthithjen më të mirë të djersës. “Pluhurosja” e plagës me sheqer A e dini se të vendosni sheqer mbi plagë parandalon shumimin e bakterieve? Bakteriet nuk mund të mbijetojnë në sasi të larta të sheqerit, prandaj në rast të një ndihme të parë, derisa të arrini te mjeku ose të merrni ndihmë më profesionale, vendosni sheqer mbi plagë dhe lidheni atë. “Shndërrit” sikur një diamant Ky është një truk shumë i veçantë, kur vjen puna te këpucët ushtarake që shkëlqejnë. Merrni një sasi të konsiderueshme të shkëlqimit për këpucë (ngjyrë për këpucë) dhe vendoseni në këpucët ose çizmet tuaja dhe lëreni të qëndrojë ashtu për 10-15 minuta. Më pas, kaloni nëpër zonën ku keni vendosur shkëlqimin ose ngjyrën për këpucë paraprakisht, një çakmak. Shumë shpejt do të shihni se si këpucët ose çizmet tuaja do të shndërrisin sikur një “diamant”. Për të përfunduar këtë truk, përdorni një leckë të pastër dhe pak të lagur për ta lëmuar sipërfaqen. Palosje ushtarake Nëse së fundmi keni humbur shumë peshë dhe nuk keni blerë rroba të reja, apo thjesht doni që këmisha ose bluza juaj të qëndrojë nën pantollona pa lëvizur, atëherë përdoreni këtë teknikë të palosjes së këmishës, që përdoret në ushtri. Si të ndizni zjarrin? Nëse jeni në kamping, doni të bëni skarë apo doni të ndizni zjarrin për ndonjë arsye emergjente, atëherë ka edhe një zgjidhje shumë efikase dhe të shpejtë. Aplikoni pak vazelinë mbi një top pambuku dhe ndizeni me çakmak. Pas pak, do të ndizet zjarri. Arti i rregullimit të shtratit Për ta rregulluar shtratin, ashtu që të duket shumë bukur, përdoreni këtë teknikë [si në fotografi] që përdoret në ushtri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.