Trupi i Kacifas mbërrin në Bularat, Bashkia paguan shpenzimet e varrimit NULL NULL 07.11.2018 20:15 07.11.2018 20:15 Ka mbërritur pasditen e të mërkurës në Bularat trupi i Kostandinos Kacifas. Në fshat, situata duket ende e qetë dhe shumë pak persona kanë mbërritur për varrimin, që pritet të mbahet të enjten paradite. Nënkryetari i Bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli për mbështetjen që bashkia ka ofruar për familjen, njofton TC, përcjell Klan Kosova “Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit folën të gjithë këshilltarët e bashkisë. Njëzëri, si minoritet grek vendosëm të qëndrojmë në lartësinë e situatës e të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit. Mbajtëm një minutë heshtjeje. Siç e dini do të mbështesim edhe me foni zhvillimin e ceremonisë mortore. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë, që do të shoqërohet me këngë dhe vajtime sipas traditës”, tha Mihal Mano. Pritet që nesër, për ceremoninë e varrimit të mbërrijnë edhe qytetarë grekë që janë informuar për ngjarjen nga mediet kurse çështja “Kacifas” ka marrë vëmendje maksimale nga mediet greke. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 12 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 29 minuta më parë