10:31, 11 Tetor 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump po përballet me presione të reja për të hetuar zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe për të vendosur se a do t’i vë sanksione atyre që janë përgjegjës .

Ai pranoi një letër nga një grup dypartiak i senatorëve, të mërkurën.

Letra e cila kërkon një “hetim dhe sanksione të vendosura nga Global Magnitsky”, u shkrua nga republikanët dhe demokratët kryesorë në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, njofton Klan Kosova.

Të mërkurën, Trump në një intervistë për “Fox News” tha, “se deri më tani duket sikur” sauditët janë pas zhdukjes së gazetarit, por që e urren të bëjë atë që duhet duke thënë se është shumë herët, shkruan CNN.

Presidenti tha se bllokimi i shitjeve të armëve edhe më tutje në Arabinë Saudite “do të na dëmtonte”.

Letra e shkruar nga grupi dypartiak i senatorëve thotë: “Akti i Llogaridhënies së të Drejtave të Njeriut, Global Magnitsky kërkon që Presidenti, pas marrjes së një kërkese nga Kryetari dhe Anëtari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, të përcaktojë nëse një person i huaj është përgjegjës për torturë ose shkelje të tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të njohura ndërkombëtarisht kundër një individi që ushtron lirinë e shprehjes dhe t’i raportojë Komitetit brenda 120 ditëve me një vendim dhe vendim mbi shqiptimin e sanksioneve ndaj atij personi ose personave të huaj.”

“Ne kërkojmë që ju të caktoni një vendim për sanksione në përputhje me Global Magnitsky për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çdo person të huaj përgjegjës për një shkelje të tillë lidhur me Khashoggi”, shkruhet në letër.