Trump uron Tom Brady për fitoren në Super Bowl NULL NULL 06.02.2017 08:44 06.02.2017 08:44 Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një cicërimë në llogarinë e tij në Twitter për ta uruar Tom Brady dhe New England Patriots për fitoren në Super Bowl 2017. Trump ka qenë një mbështetës i vjetër i Brady dhe ata kanë një miqësi që shkon prapa shumë vite, transmeton Klan Kosova. “Çfarë rikthimi i mahnitshëm dhe një fitore nga Patriots. Tom Brady, Bob Kraft dhe Coach B janë fituesit e përgjithshëm. Wow”, ka shkruar Trump. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.