Trump thotë se bisedimet me Kimin do të jenë “jashtëzakonisht të suksesshme” NULL NULL 11.03.2018 10:22 11.03.2018 10:22 FILE- In this Jan. 9, 2018, file photo, President Donald Trump listens during a meeting with lawmakers on immigration policy in the Cabinet Room of the White House in Washington. Trump used profane language Thursday, Jan. 11, as he questioned why the U.S. should permit immigrants from certain countries, according to three people briefed on the conversation. The White House did not deny the comment. (AP Photo/Evan Vucci, File) Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka parashikuar bisedimet me liderin verikorean, Kim Jong Un, si “jashtëzakonisht të suksesshme”. Lideri amerikan ka thënë të shtunën se Pheniani ka premtuar që të mos testojë më ndonjë raketë derisa të nisin bisedimet. Bisedimet mes dy liderëve janë planifikuar për muajin maj. “Mendoj që Koreja Veriore do të jetë shumë e mirë, mendoj se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm. Mendoj se kjo do të jetë diçka shumë e suksesshme. Ne kemi shumë mbështetje”, u ka thënë Trump gazetarëve. “Kështu që mendoj se Koreja Veriore do të jetë shumë e mirë. Ata kanë premtuar se nuk do të testojnë ndonjë raketë gjatë kësaj kohe dhe do të shikojnë mundësinë e denuklearizimit. Kjo do të ishte e shkëlqyer”. Më herët më 10 mars, Trump përmes një tjetër postimi në Twitter është shprehur i kënaqur që Kina po ndjek një zgjidhje diplomatike për krizën lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore, sesa ndonjë “aleternativë ogurzezë”. Ai po ashtu ka thënë se Japonia është “shumë e entuziazmuar” për bisedimet potenciale. Më 8 mars, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump është pajtuar të takohet në maj me liderin verikorean, Kim Jong Un, në përpjekje për të arritur një marrëveshje, ashtu që Pheniani të largojë armët bërthamore nga Gadishulli Korean. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 4 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 11 minuta më parë