Trump: Taksa e importit do të paguajë për murin e Meksikës NULL NULL 26.01.2017 22:05 26.01.2017 22:05 Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se muri kufitar me Meksikën do të financohet nga tatimi prej 20% mbi importet meksikane. Trump do të kërkojë një taksë prej 20% për mallrat e importuara nga Meksika dhe këto të ardhura do të përdorë për të ndërtuar murin, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klan Kosova. Ky plan u bë i ditur, pasi presidenti meksikan anuloi një vizitë në Uashington, pas “përplasjeve” se kush do të paguajë për këtë mur, Amerika apo Meksika. Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e murit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën për të cilin ka thënë se do të paguajë Meksika. Por presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto ka deklaruar se Meksika nuk do të paguajë për murin kufitar të Donald Trump. Ndërtimi i një muri përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet kryesore të Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.