15:40, 13 Mars 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë arsyet se pse e ka shkarkuar sot Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Duke folur për reporterët e mbledhur jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump tha që dallimet e tij me Tillersonin kishin ardhur deri te “kimia” personale, përcjell Klan Kosova.

“Në të vërtetë, kalonim mjaft mirë, por kishim mospajtime”, tha Trump.

“Kur e shikoni Marrëveshjen e Iranit, mendoj që është e tmerrshme.  Më duket se ai mendonte që ishte në rregull”.

“Doja që ose ta prishja [marrëveshjen], ose të bëja diçka, dhe ai mendonte paksa ndryshe, andaj ne nuk po mendonim vërtetë njësoj”.