23:09, 12 Korrik 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar sot një letër falënderuese nga lideri koreanoverior, Kim Jong Un, transmeton Klan Kosova.

Përmes kësaj letre, Jong Un ka thënë se e vlerëson “përparimin” e madh që po bëhet në bisedimet me Phenianin.

Trump publikoi sot në “Twitter” një kopje të letrës bashkë me përkthimin në anglisht që daton më 6 korrik, në kohën kur sekretari i Shtetit, Mike Pompeo po vizitonte Korenë e Veriut.

Në këtë letër, Kim falënderon gjithashtu Trump për punën e tij “në implementimin me besnikëri të deklaratës së përbashkët”, duke iu referuar dokumentit të nënshkruar nga të dy liderët kur u takuan në Singapor në qershor.