Trump nuk do të ndjekë funeralin e ish-Zonjës së Parë NULL NULL 20.04.2018 19:09 20.04.2018 19:09 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në varrimin e ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush, që do të bëhet të shtunën. Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të mungojë në këtë ngjarje “për të shmangur ndërprerjet për shkak të sigurisë së shtuar dhe për respekt ndaj familjes Bush”. Zonja e Parë, Melania, do të shkojë në funeral, thuhet në njoftim, shkruan REL. Arkivoli i ish-Zonjës së Parë po mbahet në Kishën Episkopale të Shën Martinit në Hjuston të Teksasit. Trump e quajti zonjën Bush një “person të mrekullueshëm” në një konferencë shtypi të mërkurën. Barbara Bush ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka njoftuar familja e saj më 18 prill. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gjendet në gjendje jo të mirë shëndetësore 72-vjeçarja e zhdukur nga Dragashi 9 minuta më parë