15:20, 12 Korrik 2018

Presidenti i SHBA Donald Trump i shoqëruar nga Zonja e parë Melania Trump, kanë arritur në Britani të Madhe.

Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta dhe Kryeministren Britanike Theresa May.

Bisedimet do të trajtojnë: tregtinë, lidhjet e sigurisë, Brexit dhe Lindjen e Mesme

Siguri në nivel të lartë është përgatitur në Britaninë e Madhe në kohën kur priten protestat e paralajmëruara  kundër veprimeve të fundit ndaj emigrantëve nga Administrata Trump.