21:27, 12 Tetor 2017

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje përpjekjet emergjente për lehtësimin e gjendjes pas uraganit në Puerto Rico, duke thënë që ndihmesa federale nuk mund të vazhdoj “përgjithmonë”.

Në një postim në Twitter ai ka akuzuar Puerto Rico për “mungesë totale të përgjegjësisë”, duke shtuar që infrastruktura dhe energjia elektrike ishte e shkatërruar edhe para uraganit.

Në ishullin, ku jetojnë 3.4 milionë banorë amerikanë, 90% e vendit është pa energji elektrike, disa pjesë edhe tre javë pas Uraganit Maria.

Ligjvënësit pritet të aprovojnë 36.5 miliardë dollarë ndihmë emergjente për zonat e prekura nga uraganet, Puerto Rico, Florida, Texas dhe US Virgin Islands, gjithashtu edhe për zonën e prekur nga zjarri në Kalifornia.

Sonia Torres poses in her destroyed home, three weeks after Hurricane Maria hit, on 11 October 2017 in Aibonito, Puerto Rico

Interesante