14:26, 12 Janar 2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar të ketë përdorë fjalë të ndyta për shtetet Haiti, El Salvador dhe vendet afrikane.

Sipas disa raportimeve Trump i ka quajtur këto shtete “m*t” gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

Kjo nxiti reagime nga gjithë bota, ku ndër të tjera zyrtarë të OKB-së i kanë quajtur këto thënie raciste dhe kanë thënë që kanë hapur derën për anën më të keqe të njerëzimit.

Mirëpo Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë që kjo nuk ishte gjuha që ka përdorë gjatë takimin për imigrimin.

Ai ka thënë që gjuha që kishte përdorë ishte e ashpër mirepo jo ajo për të cilën është raportuar.

Interesante